Lajme

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, policia fsheh ngjarjen

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur nga 3 persona pranë Urës së Institutit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të një dite më parë, por policia e kryeqytetit nuk e ka raportuar.

Burime bëjnë me dije se autorët, të maskuar, kanë mundur të marrin rreth 3-4 milionë lekë të vjetra.

Janë hapur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët, por për shkak se janë të maskuar nuk janë identifikuar akoma nga blutë.

/Shqip.com