Lajme

Grabitet me armë banka “FiBank” në Tiranë! Autori i armatosur me kallashnikov, qëlloi në vendngjarje

Është grabitur me armë zjarri një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, në zonën e ish-parkut të autobusëve.

Grabitja ka ndodhur në bankën “Fibank”, ndërsa autori është vënë në pranga.

Raportohet se autori është arrestuar nga efektivët policor, ndërsa është identifikuar si Bardhyl Fusha.
Ai ka qëlluar në vendngjarje, pasi u gjete dhe një gëzhojë.

/Shqip.com