Sport Ndërkombëtar

Gotze: Nuk pendohem që e refuzova Liverpoolin

Mario Gotze

E kishte refuzuar Liverpoolin – por nuk është i penduar.

Mario Gotze, ka hapur letrat për të folur rreth të kaluarës së tij – në Borussia Dortmund.

Në një “intervistë”  për Daily Mail, mesfushori gjerman rrëfeu për kohen kur kërkohej nga “The Reds”.

Borussia Dortmund confirm Mario Gotze will join Bayern Munich for £32m -  Sports Mole
Mario Gotze – kur ishte pjesë e Dortmundit

“A jam penduar? Është gjithmonë e vështirë të shikosh prapa, por nëse më pyet tani, atëherë po, duhet të isha bashkuar me Liverpool-in me siguri. Thjesht mora një vendim të gabuar, por nuk jam penduar”, tha ai fillimisht.

Teksa, shtoi se “Klopp ndoshta ka pasur ndikimin më të madh në karrierën time. Ai mund të jetë shumë kërkues – ai mund të jetë miku juaj, por edhe shumë i ashpër në të njëjtën kohë. Të shtyn drejt shfaqjeve të shkëlqyera. Kështu ndodhi me mua atëherë, dhe ka ndodhur me Liverpoolin tani”.

Mario Götze set to return to Borussia Dortmund
Gotze – sa ishte pjesë e Dortumundit

Gotze ka zhvilluar 25 ndeshje në këtë sezon – me PSV-në, teksa ka shënuar tri gola dhe ka asistuar tri herë.

Me ekipin holandez – ai ka kontratë valide deri në vitin 2024.

Kurse – vlera e tij në tregun e transferimeve sipas “Transfermarket” është 12-të milionë euro.

Mario Gotze makes a surprise Bayern Munich transfer claim
Gotze – me PSV-në

Momenti më kulmor – në karrierën e Gotezes mbetet goli i realizuar në finalen e Kampionaitit Botëror – kundër Argjentinës.

Gol që e bëri Gjermaninë – “sunduese” të botës. /Shqip.com