Sport Ndërkombëtar

Gotze rikthehet në Bundesligë

Fituesi i Kupës së Botës, Mario Gotze, është rikthyer në Bundesligë, duke iu bashkuar Eintracht Frankfurt pas dy sezonesh me PSV Eindhoven.

30-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me fituesit e Europa League.

Frankfurt raportohet se do të paguajë 4 milionë euro për mesfushorin sulmues pasi të aktivizojë një klauzolë lirimi në kontratën e tij me PSV.

Götze fitoi dy tituj të Bundesligës me Borussia Dortmundin përpara se të transferohej te Bayern Munich në 2013.

Reprezentuesi gjerman fitoi tre tituj të tjerë të ligës në po aq sezone dhe shënoi golin e vetëm në finalen e Kupës së Botës 2014 përpara se të kthehej në Dortmund në 2016.

Një periudhë e dytë me Dortmundin zgjati katër vjet përpara se Götze të transferohej në Holandë, ku shënoi 11 gola dhe dha 13 asistime në Eredivisie dhe Europa League gjatë dy sezoneve të fundit./Shqip.com