Lajme

Goro e Beleri në burg, Këshilli bashkiak i Himarës komandon nënkryetaren në drejtimin e bashkisë

Këshilli Bashkiak i Himarës ka komanduar zv/kryetaren Blerina Bala, për drejtimin e bashkisë së Himarës.

Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.

Bala u propozuar për kryetare nga Partia Socialiste.

Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes kryetarit socialist në detyrë së Jorgo Goro, i cili u arrestua disa ditë më parë për shpërdorim detyre, me urdhër të SPAK.

Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë në lokalet e 14 majit, i arrestuar dy ditë para zgjedhjeve dhe i dënuar për korrupsion zgjedhor nga GJKKO.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak u shoqërua me tensione. Qytetarë dhe mbështetës të Fredi Belerit u futën në ambientet e brendshme të bashkisë Himarë, ku u përplasën edhe me policinë.

Ata kërkuan largimin e prefektit të Vlorës, Vangjel Tavo dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi.

Në momentin kur Tavo është larguar, një mbështetës i Fredi Belerit e ka pështyrë në fytyrë atë dhe më pas kanë debatuar edhe me fjalë.

Pas tensioneve të krijuara drejtuesi politik Blendi Klosi dhe prefekti i Qarkut të Vlorës u larguan.

Mbledhja u shty për në orën 12:00, për t’u zhvilluar me dyer të mbyllura, teksa u mor edhe vendimi për komandimin në krye të Bashkisë Himarë të nënkryetares Blerina Balaj.

/Shqip.com