Lajme

Goro dërgohet me urgjencë në spital

Pas arrestimit për tjetërsim pronash në Himarë, Jorgo (Gjergji) Goro ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spitalin e burgut.

Më herët gjatë ditës së sotme Goro lajmëroi dorëheqjen nga posti i kryetarit në detyrë i Bashkisë së Himarës.

Ky vendim ka ardhur pasi ditën e djeshme Gjykata e Posaçme la në fuqi masën arrest me burg Goron.

Në njoftimin drejtuar Këshillit Bashkiak Himarë, Goro shkruan se Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd. Ai shton se rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin e tij.

Jorgo Goro ka drejtuar një letër këshillit bashkiak të Himarës dhe prefektit të qarkut.

Goro u arrestua më 23 mars, me urdhër të SPAK pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, në dy episode, ku përfitues fundor i truallit, me një siperfaqe në total prej 10592 m2, ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish deputet i PS.

Pasi ka përfituar tokën, është pajisur me leje për ndertimin e nje kompleksi turistik.

Lexo edhe:
Dorëhiqet Jorgo Goro: Akuzohem për një faj që s’e kam bërë! Himara, mollë e një konflikti politik absurd

/Shqip.com