Sport Ndërkombëtar

Gordon kërkon largimin nga Evertoni

Mesfushori ofensiv, Anthony Gordon, është i vendosur të largohet nga skuadra e Evertonit.

“Daily Mail” ka shkruar të premten se Gordon ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet gjatë këtij muaji pasi nuk është i kënaqur me situatën aktuale tek Evertoni.

Ai tashmë ka refuzuar edhe rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Evertoni tashmë ka refuzuar ofertat e Chelseat dhe Newcastlet për Gordonin, i cili po vlerësohet ndër lojtarët më të talentuar në Premier League.

Gordon është i vendosur që karrierën ta vazhdojë në një klub që lufton për trofe dhe jo të mbetet pjesë e Evertonit, i cili këtë sezon po synon mbijetesën në Premier League. 21-vjeçari ka shënuar tri gola në 16 paraqitje në kampionatin anglez deri më tani.

/Shqip.com