Teknologji

Google ua bënë më të lehtë largimin e aplikacioneve

Google u ka ofruar një mundësi të mirë duke ua bërë të lehtë përdoruesve çinstalimin e aplikacioneve nga distanca.

Kjo mundësi do të ofrohet me versionin 38.8 të Play Store dhe çinstalimi në distancë, supozohet të funksionojë në të gjitha platformat – PC, Auto, Telefon, TV dhe Wear.

Deri më tani, mund të instaloni aplikacione vetëm në pajisje nën të njëjtën llogari Google, por nuk mund t’i hiqni ato dhe tani, funksionaliteti i ri ju lejon gjithashtu të çinstaloni dhe ndërfaqja e re e “Play Store” përpilon të gjitha aplikacionet tuaja të instaluara në një listë më të menaxhueshme.

Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme kur menaxhoni aplikacionet Android TV, Android Auto ose Wear OS, pasi ndërfaqet e tyre janë pak më të kufizuara.

Do të jetë shumë më e lehtë të instaloni dhe çinstaloni aplikacionet duke përdorur shfletuesin e desktopit ose telefonin tuaj Android.

/Shqip.com