Teknologji

Google prezanton një mjet të ri kërkimi me Inteligjencën Artificiale

Google sapo ka lançuar një mjet të ri nën skedën Search Labs në aplikacionin Google Search në Android dhe iOS.

Mjeti i ri është pjesë e Përvojës Gjeneruese të Kërkimit (SGE) dhe është një produkt krejtësisht i ndryshëm nga chatboti i Google për Inteligjencën Artificiale, Bard.

Ky veprim synon të përmirësojë rezultatet e kërkimit dhe së shpejti do të vihet në dispozicion edhe për Chrome.

Qëllimi i veçorisë së re të SGE është të ndihmojë përdoruesit të angazhohen me artikuj të gjatë në mënyrë më efektive pasi përmbledh përmbajtjen në pikat kryesore.

Do të jetë veçanërisht e dobishme për njerëzit që janë të rinj në një temë të caktuar.

Për më tepër, pikat kryesore të gjeneruara do të përfshijnë lidhje që të çojnë drejtpërdrejt në seksionin nga ku mjeti gjenerues ka marrë informacionin.

Kjo do t’i ndihmonte përdoruesit të kontrollonin faktet dhe të merrnin informacion shtesë për këtë çështje.

Mjeti gjithashtu ndihmon përdoruesit t’u përgjigjen pyetjeve të caktuara duke nxjerrë përgjigje nga artikulli.

Për momentin, veçoria e re nën Search Labs është e disponueshme vetëm në anglisht dhe vetëm në përdorues të zgjedhur në SHBA dhe nuk ka dhënë një afat kohor se kur kjo veçori do të jetë edhe për pjesët tjera të botës.

/Shqip.com