Teknologji

Google lejon pagesat brenda aplikacioneve, fillon me “Spotify”

Për vite të tëra, abonentët e Spotify nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë përmes App Store ose Google Play, pasi transmetuesi ka kundërshtuar kërkesat e gjigantëve të teknologjisë për të kryer deri në 30% të pagesave të përpunuara përmes platformave të tyre.

Tani, kompanitë njoftuan të mërkurën një marrëveshje shumëvjeçare që do t’u japë përdoruesve që kanë shkarkuar aplikacionin Spotify Android nga Google Play Store, zgjedhjen për të paguar ose me sistemin e pagesave të Spotify ose me Google Play Billing, shkruan Variety.

Spotify do t’i paguajë Google një ulje të tarifave të abonimit sipas marrëveshjes së re që është një përqindje më pak se 30%.

Spotify ende nuk i lejon klientët të paguajnë përmes App Store të Apple.

Sipas politikave të tyre të rregullta, Apple dhe Google mbledhin 30% të pagesave të abonimit të vitit të parë, që reduktohet në 15% duke filluar nga viti i dytë i një abonimi.

“Marrëveshja e re do t’i japë të gjithëve lirinë për t’u abonuar dhe për të bërë blerje, duke përdorur opsionin e pagesës sipas zgjedhjes së tyre, drejtpërdrejt në aplikacionin Spotify”, tha Spotify në një blog që shpall marrëveshjen e Google.

Spotify tha se do të vazhdojë “të komunikojë lirshëm me përdoruesit në lidhje me shërbimin tonë të abonimit Premium, dhe të promovojë zbritje.