Teknologji

Google lejon ndarjen pa pengesa të dokumenteve mes Android dhe Windows

Nearby Share i Google që është version i njejtë me atë AirDrop të Apple, i ka dhënë fund testimeve në Windows, në të cilën morën pjesë 1.7 milionë persona si pjesë e një fushate të testimit të versionit beta.

Nearby Share (Ndarja në afërsi), mund ta përdorni për të ndarë shpejt (dhe me lehtësi), gjëra midis telefonave Android, pavarësisht nga prodhuesi. Dhe duke filluar nga sot, mund ta përdorni për të ndarë edhe skedarët midis kompjuterëve Windows dhe pajisjeve Android.

Që nga fillimi i versionit beta, Google tha se nga të dhënat e mbledhura mbi 50 milionë skedarë i trasferuan midis kompjuterëve dhe pajisjeve Android.

Me versionin e qëndrueshëm vjen një vlerësim se sa kohë do të duhet për të përfunduar transferimet, si dhe një funksion i pamjes paraprake të imazhit brenda njoftimeve të pajisjes. Kjo ka për qëllim të sigurojë që ju mund të konfirmoni që skedari i saktë po ndahet.

Google ka njoftuar se punon me HP për të instaluar paraprakisht aplikacionin Nearby Share në “PC të zgjedhur me Windows, siç është Dragonfly Pro”.

/Shqip.com