Teknologji

Google grumbullon 39 lloje informacioni nga përdoruesit, më shumë se çdo kompani tjetër teknologjie

Google Search

Sipas një analize të StockApps.com, nga pesë kompanitë e mëdha të teknologjisë si Google, Twitter, Apple, Amazon dhe Facebook, të analizuara, Google është kompania që grumbullon më shumë të dhëna rreth përdoruesve të saj.

Për çdo përdorues kompania grumbullon 39 informacione të ndryshme. Shumica e njerëzve nuk kanë kohë as durim të lexojnë politikat e privatësisë të cilat mund të jenë disa faqe të gjata për çdo uebsajt që vizitojnë, raporton PCWorld.

Ekspertiza e kompanisë në këtë drejtim nuk është e pazakontë duke qenë se gjithë modeli i biznesit bazohet në të dhënat e përdoruesit.

Por edhe Tëitter dhe Facebook ruajnë informacionet e përdoruesve gjithashtu. Por në rastin e rrjetit social, shumica e të dhënave që ruajnë janë informacione që vetë përdoruesit vendosin.

Firmat dixhitale kërkojnë të grumbullojnë sa më shumë informacion të jetë e mundur. Kjo tregon sesa shqetësues është bërë përndjekja online e përdoruesit. Gjithashtu tregon punën e madhe që duhet bërë përpara se individët të fillojnë të ndihen të sigurte gjatë përdorimit të internetit.

Disa përdorues kanë migruar drejt DuckDuckGo si motori i tyre kryesor i privatësisë. Sepse ky motor kërkimi premton të mos ruajë asnjë informacion rreth përdoruesit./Shqip.com