Kulturë

FOTO / Gonxhja: Restaurimi në sitet e trashëgimisë kulturore, duke ruajtur origjinalitetin dhe historinë e gdhendur

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shprehet se, “restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë, të kishave të vjetra dhe manastireve është një angazhim i jashtëzakonshëm për të ruajtur pasurinë tonë kulturore”.

Gonxhja ndau në rrjete sociale pamje nga punimet që po kryen në Kishën e Shën Mërisë,  Kishën e Shën Mëhillit në Voskopojë; Manastirin e Shën Pjetrit, Vithkuq; Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë, teksa i cilësoi këto ndërtesa me vlera të veçanta që rrëfejnë historinë e vendit tonë.

“Punimet për mirëmbajtjen dhe restaurimin e këtyre siteve, vijojnë duke ruajtur origjinalitetin dhe kujtesën e shekujve të kaluar me gjithë hijeshinë e tyre dhe historinë e gdhendur”, tha Gonxhja.

Sipas tij, ndërhyrjet e vazhdueshme do të kujdesen për të ruajtur dhe promovuar pasurinë kulturore të Voskopojës. /atsh

/Shqip.com