Sport Ndërkombëtar

Goli që ndryshoi historinë e futbollit

Messi dhe Ronaldinho

1 maji i vitit 2005 ishte data kur bota e futbollit ndryshoi.

Barcelona po lunate kundër Albacetes – në një ndeshje kampionale të La Ligës.

Qendërsulmuesi katalunasve, Samuel Eto’o u largua nga fusha e gjelbër në minutat e fundit të takimit. Teksa, në vend të tij u inkuadrua një djalosh nga Argjentina, me numrin 30 në fanelë, i shkurtër, me flokë të gjata.

E quanin Lionel Messi. Pas një magjie – nga gjeniu i kohës, Ronaldinho Gaucho, Messi u gjend i vetëm me portier, të cilin e mposhti me plot klas – me të majtën e tij nagjike.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1520659537044426753?s=20&t=NDVltx5Xm1fetgn5sVBtcw
Goli i parë i Messit – me Barcelonën

Ai ishte goli i tij i parë me Barcelonën – dhe fillimi i një epoke të gjatë e të suksesshme.

17 vjet më pas, ai është një idoll për shumë fansa të botës së futbollit, ndërsa jo pak njerëz mendojnë se ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Me 34 vite në supe, ai ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm në nivel klubi, ndërsa me kombëtare – në vitin 2020 e pati gëzimin e parë, pasi e fitoi “Copa America”.

Remembering Lionel Messi's 1st Goal for Barcelona 10 Years on | Bleacher  Report | Latest News, Videos and Highlights
Messi dhe Ronaldinho

Argjentinasi, që tashmë është pjesë e PSG-së, është një “makineri” golash dhe asistimeve dhe këtë më së miri e tregojnë statsitikat.

Gjatë periudhës 18 vjeçare sa qëndroi në Barcelonë, në emrin e tij vulosi rekorde të shumta.

Në 520 ndeshje të zhvilluara në La Liga, Leo shënoi 473 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj lige.

When did Messi score his first and last goals for Barcelona? - AS.com
Momente nga goli i parë i Messit

“Pleshti” me kalimin e viteve ishte shndërruar në një “playmaker” të lojës së katalunasve, dhe ka regjistruar 214 asistime. Duke u bërë kështu, asistuesi më i mirë në historinë e futbollit elitar në Spanjë.

Ani pse Ligën e Kampionëve nuk e ka fituar që nga viti 2015, numrat e argjentinasit në atë kompeticion janë astronomik

Në 152 paraqitje të regjistruara, ai e ka gjetur rrugën për te goli 123 herë dhe asistuar 41 herë. Ndërsa, përkundër presionit të madh, Leo asnjëherë nuk është ndëshkuar me karton të kuq në këtë kompeticion.

The fans of the FC Barcelona put hard with Leo Messi
Messi

Sezonën e re, ai e nisi në Paris, duke u “divorcuar” me Barcelonën, pas gati dy dekadave, por ende ka shumëçka që të dhurojë në fushën e gjelbër.

Titujt ekipor të Leo Messit – si profesionist:

Katër herë fitues i Ligës së Kampionëve.

Dhjetë herë fitues i La Ligës.

Shtatë herë fitues i Kupës së Spanjës.

Tetë herë fitues i Superkupës së Spanjës.

Tre herë fitues i Kupës së Botës për klube.

Tre herë fitues i Superkupës Evropiane.

Një herë fitues i Kupës së Amerikës.

Disa nga çmimet ndividuale të Leo Messit – si profesionist:

Gjashtë herë fitues i Topit të Artë ( më së shumti në historinë e futbollit).

Gjashtë herë fitues i Këpucës së Artë ( më së shumti në histori të futbollit).

Tre herë fitues i çmimit “Futbollisti më i mirë në Evropë”.

Dhjetë herë fitues i çmimit “Futbollisti më i mirë në La Liga”.

Një herë fitues i çmimit “Futbollsiti më i mirë i Kupës së Botës”.

Dy herë i shpallur “MVP” i Kupës së Amerikës.

Një herë i shpallur “Futbollisti i vitit nga Uefa”.

Gjashtë herë i shpallur top golashënues i Ligës së Kampionëve.

Shtatë herë fitues i “Pichichi” – golashënuesi më i mirë në La Liga.

Gjashtë herë i shpallur “Lojtari i vitit” në La Liga.

Tre herë fitues i çmimit “Goli i vitit” nga UEFA. /Shqip.com