Sport Ndërkombëtar

Goli i Lukakut – e kualifikon Chelsean tutje në “FA CUP”

Chelsea kualifikohet tutje

Me shumë mund, por qëllimin e arritën.

Chelsea ka shënuar fitore të ngushtë 2-3 në udhëtim te Luton Town – në kudaër të FA CUP.

Ani pse Chelsea ishin favoritë në letër, ishte skuadra vendase që shënoi e para.

Pas vetëm dy minutave lojë, Reece Burke e dërgoi topin në rrjetë – për të bërë fillimin e ndeshjes tejet interesant.

Por, londinezët arritën që të riktheheshin në lojë, pas 25 minutave lojë, pasi Saul Niguez barazoi shifrat.

Goli i shënuar nga Saul Niguez

Për mesfushorin spanjoll ky ishte një moment tejet pozitiv, pasi ka qenë duke kaluar formë aspak të mirë së fundmi.

Ama, vendasit nuk u dorëzuan lehtë. Harry Cornick shënoi për 2-1 – pesë minuta para përfunimit të pjesës së parë dhe skuadra e tij shkoi në pushim e relaksuar.

Ky gëzim i vendasve zgjati deri në minutën e 68-të, sepse Timor Werner shënoi për 2-2 dhe gjithçka u barazua.

Deri në përfundim të takimit, Chelsea arriti që të shënonte edhe një herë, me anë të Romelu Lukakut.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "EA CUP 11 PULISIC UnDRI FULL FULL-TIME LUTON TOWN 1885 2-3 CHELSEA EST FOOTBALL CLUB FOOTBALL CLUB KENILWORTH ROAD"

Sulmuesi belg – me këtë realizim e largoi nga supet presionin e madh qa ka kaluar dhe ndoshta është një sinjal që po rikthehet në element.

Përkundër orvatjeve të vendasve – rezultati mbeti i njëjti dhe Chelsea u kualifikua tutje. /Shqip.com