Goli i Lukakut – e kualifikon Chelsean tutje në “FA CUP”

Me shumë mund, por qëllimin e arritën.
Chelsea ka shënuar fitore të ngushtë 2-3 në udhëtim te Luton Town – në kudaër të FA CUP.
Ani pse Chelsea ishin favoritë në letër, ishte skuadra vendase që shënoi e para.
Pas vetëm dy minutave lojë, Reece Burke e dërgoi topin në rrjetë – për të bërë fillimin e ndeshjes tejet interesant.
Por, londinezët arritën që të riktheheshin në lojë, pas 25 minutave lojë, pasi Saul Niguez barazoi shifrat.
Për mesfushorin spanjoll ky ishte një moment tejet pozitiv, pasi ka qenë duke kaluar formë aspak të mirë së fundmi.
Ama, vendasit nuk u dorëzuan lehtë. Harry Cornick shënoi për 2-1 – pesë minuta para përfunimit të pjesës së parë dhe skuadra e tij shkoi në pushim e relaksuar.
Ky gëzim i vendasve zgjati deri në minutën e 68-të, sepse Timor Werner shënoi për 2-2 dhe gjithçka u barazua.
Deri në përfundim të takimit, Chelsea arriti që të shënonte edhe një herë, me anë të Romelu Lukakut.

Sulmuesi belg – me këtë realizim e largoi nga supet presionin e madh qa ka kaluar dhe ndoshta është një sinjal që po rikthehet në element.
Përkundër orvatjeve të vendasve – rezultati mbeti i njëjti dhe Chelsea u kualifikua tutje. /Shqip.com