Sport Ndërkombëtar

Goli i De Jong e shpëton Barcelonën nga humbja kundër Espanyolit në derbin dramatik të katalunasve

Futbollisti i Barcelonës, Luuk De Jong

Skuadra e Barcelonës kësaj radhe ka shpëtuar falë golit nga Luuk De Jong ku arritën të barazonin për 2:2.

Espanyoli kishte dalë në epërsi falë golave nga Sergi Darder dhe Raul de Tomas, pasi Pedri e kishte kaluar Barcelonën në epërsi herët në takim, dhe kur mendoi se e arriti fitoren e parë në vitin 2022, rezervisti De Jong doli në skenë për ta shpëtuar sukadrën e tij.

Ishte një derbi i tensionuar në fund, me Gerard Pique të Barcelonës dhe Nico Melamed të Espanyolit që u përjashtuan në kohën shtesë për shkak të një kacafytjeje mes vete.

Barcelona VS Espanyoli

Barcelona e mbizotëroi ekipin vendas, i cili nuk ka fituar kundër Bacelonës që prej vitit 2009, por dështoi ta shtojë apo ruajë epërsinë e krijuar nga Pedri në minutën e 2-të. /Shqip.com