Sport Ndërkombëtar

Goli i Celinas në garë për golin e sezonit

Bersant Celina

Goli i lojtarit të kombëtares së Kosovës, Bersant Celia, është në garë për të fituar çmimin goli i sezonit.

Ai është nominuar së bashku me pesë gola të tjerë, për golin më të mirë të Championship.

Celina shënoi një super gol, kur nga largësia parabulloi portierin e Crewe Alexandra, në fitoren 2:1 të Ipswich Town.

Fituesi do të shpallet të dielën nga EFL Awards.

Celina këtë stinor ka zhvilluar 33 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe asistuar pesë të tjerë, në të gjitha garat.

Ai gjithsej me Ipswich ka 71 paraqitje, me 14 gola të shënuar dhe gjashtë asistime.

25-vjeçari te skuadra angleze është vetëm në formë të huazimit nga Dijon i Francës, ku edhe do të rikthehet më 30 qershor./Shqip.com