Teknologji Auto

Golf nuk do vijë më me marshin manual

Prodhuesi gjerman i veturave, Volkswagen, pritet të nxjerrë në shitje modelin Golf të rifreskuar në vitin 2024.

Si një përditësim në mes të ciklit, ndryshimet pritet të përfshijnë në pamjen ballore dhe në brendësi.

Megjithatë, në varësi të rezultatit të legjislacionit të ri evropian, ndryshimi më radikal mund të jetë eliminimi i kutisë manuale.

Legjislacioni, i njohur si legjislacioni i emetimeve Euro 7, rregullon emetimet e dioksidit të karbonit nga automjetet me motor me djegie.

Sipas Volkswagen, transmisioni manual Golf GTI prodhon 162 g/km CO2 krahasuar me 160 g/km për versionin automatik.

Është një ndryshim shumë i vogël, por ndikon ndjeshëm në kuotat e emetimeve të prodhuesit të automjeteve.

Për këtë arsye, ndër të tjera, legjislacioni Euro 7 është përballur me kritika të theksuara nga autoprodhuesit.

Drejtori i Stellantis, Carlos Tavares, i quajti standardet e reja “të padobishme” sepse ato do të ndikojnë negativisht në çmimet e makinave dhe nuk do të ofrojnë përfitime për klientët ose mjedisin.

Volkswagen ka qenë gjithashtu kritik, duke thënë se ose do të ndalojë prodhimin e disa modeleve ose do të ndërpresë të tjerët si Skoda Fabia dhe Volkswagen Polo.

Në Evropë, një Golf i pajisur me një transmision automatik kushton afërsisht 1500 euro më shumë se një makinë me transmision manual.

/Shqip.com