Sport Shqiptar

Golden Eagle Ylli finalisti i parë

Golden Eagle Ylli ka mposhtur Teutën në gjysmëfinale me rezultat të ngushtë 84:82, për të siguruar kualifikimin në Finalen e Ligës Unike.

Therandasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi konstante në çerekun e parë, ku më e larta ishte 21:14, ndërsa kjo pjesë përfundoi 21:15.

May be an image of 2 people, people playing sports, ball and indoor

Por, në periudhën e dytë skuadra nga Durrësi arriti ta shkrij epërsinë dhe e kthyen atë në favor të tyre, 31:38, megjithatë pesë pikë radhazi nga kampionët në fuqi bën që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 36:38.

May be an image of 5 people, people playing sports, ball and indoor

Perioda e tretë ishte interesante, me skuadrën nga Durrësi që kishte epërsi deri në pesë pikë dhe therandasit deri në shtatë pikë, duke e bërë sfidën shumë interesante, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 58:56.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit dhe të dy skuadrat e kishin mundësinë për të fituar, megjithatë, ai që vendosi ishte Erjon Kastrati në sekondat e fundit për 84:82 dhe kualifikoi kampionët në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Peja-Prizreni 16.  

May be an image of 6 people, people playing sports and indoor

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Mikaile Tmusiq me 23 pikë, pesë pikë, gjashtë asistime, Henrik Sirko me 17 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 22 pikë e katër asistime, kurse te Teuta u dalluan Nasir Core me 23 pikë, Fabien Lilaj dhe Tyler Peterson me nga 13 pikë.

Gjysmëfinalja e dytë Peja-Prizreni 16 do të zhvillohet nga ora 20:30./Shqip.com