Rozë

Gold Ag reagon pas vrasjes së gruas shtatzënë nga burri i saj

Reperi, Arian Agushi ka reaguar për 35 vjeçaren e cila dyshohet se është vrarë nga burri i saj, pranë Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Ai ka thënë kur rruga e zotit lëshohet, mos të çuditemi për kësi raste.

“Në një vend ku rruga e Zotit lëshohet, askush mos të çuditet më vonë se çka bohet. O Zoti im kënaqe atë nënë me fëmijën e saj në Xhehnet”, ka shkruar ai në Facebook.

Gruaja shtatzënë, e cila humbi jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj.

Për tashmë të ndjerën u raportua se ishte në proces të divorcit.

/Shqip.com