Rozë

Gold Ag do të bëhet baba për herë të dytë

Gold Ag me bashkëshorten, Ermira Shkodra

Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi do të bëhet baba për herë të dytë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet reperi, pasi ka shpërndarë një postim në Instagram.

Ai zbuloi se bebi pritet të vijë në jetë në fund të muajit shtator.

Gold Ag është baba edhe i një djali me emrin Gueril, ndërsa gjininë e fëmijës së dytë nuk e ka zbuluar akoma.

Ndryshe, ai ka disa vite që është i martuar me Ermirën, ndërsa sa i përket muzikës ai është shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore./SHQIP.com