Golat janë bërë rutinë për Haaland
Publikuar:
(17.09.2022 16:09:17)

Erling Haaland është njeriu i momentit në ishull.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar 11-të gola – në vetëm shtatë ndeshje të zhvilluara në Premierligë.
Nëse vazhdon me këtë mesatare – ai do e mbyllë sezonin me 57 gola.
Askush nuk ka shënuar më shumë se ai – deri më tani.
22 vjeçari është shndruarr në futbollistin kryesor në repartin e sulmit të Manchester Cityt – dhe forma e tij është vetëm në rritje.
City duket që e ka zgjidhur problemin e golave – për disa vite.
Numri nëntë ka kontratë valide me kampionët e Anglisë – deri në vitin 2027, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 150 milionë euro./Shqip.com