Sport Shqiptar

Goditja nga këndi e Xherdan Shaqirit që i bëri lëmsh kundërshtarët dhe i ‘detyroi’ të shënonin autogol

Xherdan Shaqiri është një nga lojtarët e momentit në MLS, kjo edhe për shkak të pagës së lartë që ai merr te Chicago Fire.

Sulmuesi anësor aktualisht është lojtari më i paguar në MLS, duke lënë pa emrat të njohur.

Në ndeshjen e fundit ku Chicago Fire luajti ndaj Atlanta United, ‘Shaqa’ ekzekutoi perfekt një goditje këndore drejt në portë, ku portieri dhe mbrojtësi kundërshtar u ngatërruan mes vete për të përfunduar topi në rrjetë.

Ky gol u shënua si autogol i Juan Jose Sanchez Purata, ndërsa ishte i pari në ndeshjen që u mbyll 3-3.

Edhe pas 15 javësh, Shaqa nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, ndërsa ka kontribuuar me dy asistime.

Chicago Fire aktualisht është në pozitën e 14-të në Konferencën Lindore të MLS.

/Shqip.com