Lajme

Goditja ndaj Berishës, Topalli: Momenti më i errët në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri

Jozefina Topalli ka reaguar pas dhunës që iu ushtrua ditën e sotme kryedemokratit, Sali Berisha.

Në një reagim të bërë në rrjetin social, Topalli u shpreh se ky i sotmi ishte një moment i errët për historinë 30-vjeçare të pluralizimit në Shqipëri.

“Agresioni ndaj kryetarit të opozitës zotit Sali Berisha, kur ai po drejtonte një protestë të kundra pushtetit aktual, është një nga momentet më të errëta në historinë 30-vjeçare të pluralizmit në Shqipëri. Ky agresion është vetëm politik”, ka shkruar Topalli.

Më tej, ajo shtoi se ky veprim vjen pas presionit që ka ndodhur në media, pas blerjes së ish-kryetarit të PD-së, e një sërë çështjesh të tjera të cilat Topalli i rreshton.

“Kjo vjen pas presionit ndaj medias. Kjo vjen pas blerjes së ish-kryetarit të PD-së për 10 vite; kjo vjen pasi disa deputetë pseudo opozitar përpiqen në çdo formë të demtojnë misionin e shenjtë të opozitarizmit”, thekson Topalli.

Sipas saj pozita në Shqipëri, nuk e toleron mendimin ndryshe dhe se brutaliteti nuk është rruga e duhur.

“Brutaliteti i pushtetit ndaj kryetarit të opozitës është pa burrni. Agresioni ndaj kryetarit të opozitës në protestë është thelbi i kultures të dhunës dhe i mos pranimit të misionit opozitar! Lironi agresion. Opozita e din kush është frymëzuesi”, ka thënë Topalli.

Kujtojmë, se sot gjatë ditës opozita në Shqipëri ka protestuar kundër qeverisë Rama, pikërisht në ditën kur u mbajt Samiti mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

/Shqip.com