Sport Ndërkombëtar

“Goditet” Spanja, Gavi nuk do jetë në dispozicion për Marokun

Kombëtarja e Spanjës do të luajë në 1/16-ën e finales pa shërbimet e Gavi.

Ylli në rritje i kombëtares së Spanjës, Gavi nuk do të mund ta ndihmojë skuadrën e tij në ndeshjen e ardhshme në Kampionat Botëror.

Kombëtarja e Spanjës luan ndaj Marokut, në kuadër të 1/16-ës së finales. Para ndeshjes, disa të reja ka dhënë selektori Luis Enrique.

Enrique ka bërë të ditur se Spanja nuk mund të llogarisë në shërbimet e Gavi, derisa të tjerët janë gati.

“Të gjithë janë mirë dhe në dispozicion për ndeshjen, përjashto Gavin”, ka thënë Enrique.Gavi ka qenë zgjedhje e parë për Luis Enrique në këtë kampionat. Mbetet të shihet kush do ta marrë vendin e tij për ndeshjen e ardhshme.

/Shqip.com