Lajme

Goditet nga vetura një fëmijë pesëvjeçar në Vushtrri

Një fëmijë pesë vjeçar është goditur nga një veturë të enjten në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Një fëmijë i moshës 5 vjeçare ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në lëvizje që drejtohej nga i dyshuari  kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./SHQIP.com