Kulturë

Godina historike e ish-konsullatës italiane, kthehet në një qendër kulturore

Restaurohet godina e projektuar nga Idromeno në Shkodër
Restaurohet godina e projektuar nga Idromeno në Shkodër

E projektuar nga Kolë Idromeno, godina historike e ish-konsullatës italiane në Shkodër, po kthehet në një qendër kulturore.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ndau sot momente nga prezantimi i këtij projekti në godinën e ish-konsullatës italiane në Shkodër.

“E ndërtuar në vitin 1861, pasi ka kryer një sërë funksionesh që nga ai diplomatik, fetar, ushtarak, kulturor, po restaurohet për t’iu dhënë përfundimisht Shkodrës e shkodranëve, por edhe kujtdo që bujt në këtë qytet mikpritës dhe djep kulture”, tha ajo, raporton atsh.

Margariti shprehu bindjen se “shumë shpejt do të rikthehemi në përfundim të punimeve në këtë monument kulture të kategorisë I”.

/Shqip.com