Lajme

Godet me veturë për vdekje këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Ilustrim
Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të martën në fshatin Arllat të Drenasit.

Një veturë, deri tani e panjohur, ka goditur një këmbësor dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka vdekur.

Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti, deri më tani i panjohur, pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar në tretman mjekësor në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com