Sport Ndërkombëtar

Gnabry vazhdon kontratën deri në vitin 2026

Futbollisti i kombëtares gjermane, Serge Gnabry ka zgjatur kontratën me FC Bayern Munich deri në vitin 2026.

Kontrata e vjetër do të skadonte verën e ardhshme.

Rreth 20 mijë spektatorë brohoritën kur Gnabry njoftoi vendimin me një fanellë me numrin 2026.

Zgjatjes së kontratës i paraprinë negociata të gjata. Shpesh ka pasur edhe spekulime për një lëvizje jashtë vendit.

“Jam i lumtur që kam zgjatur kontratën këtu, po pres me padurim sezonin e ri”, tha ai.

Gnabry kishte veshur një fanellë me numrin 2026 në anën e pasme – që korrespondon me afatin e kontratës së re.

Përndryshe, Gnabry është autor i 14 golave dhe gjashtë asistimeve në 34 paraqitje në kampionat përgjatë edicionit të kaluar.

Ndërsa, vlera e tij në treg arrin shifrën e 65 milionë eurove, sipas ‘transfermarkt’. /Shqip.com