Sport Shqiptar

Glauk Konjufca uron kampionen olimpike, Nora Gjakova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka uruar kampionen e re olimpike, Nora Gjakova, shkruan Shqip.com

Ai përmes faqës së tij në “Facebook”, ka uruar Gjakovën për triumfin në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

“Pas Distrias, edhe Nora stoliset me medaljen e ARTË. Kosova rishkruan hisotrinë me shkronja të artë në Lojërat Olimpike. Sa madhështi, sa gëzim, sa krenari”, shkruan Konjufca në postimin e tij.

Nora Gjakova në finale triumfoi ndaj francezes që u ndëshkua me karton të kuq, e që sinjalizoi edhe triumfin e saj në këto Lojëra Olimpike.

Kjo është medalja e dytë e artë e Kosovës në këto Lojëra Olimpike, pasi të parën e fitoi Distria Krasniqi./Shqip.com