Lajme

Glauk Konjufca mbërrin në Hagë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbërritur në Hagë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e këshilltarit të tij, Ilir Kërçeli.

Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social Instagram duke treguar lokacionin se ku ndodhen ai dhe Konjufca.

Konjufca, pritet që gjatë vizitës në Hagë të takoj ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Shqip.com