Lajme

Glauk Konjufca infektohet me COVID-19 për herë të dytë

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, është infektuar sërish me Coronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur në seancën parlamentare të Kuvendit të mërkurën, nënkryetarja e këtij institucioni, Saranda Bogujevci.

“Kryetari Konjufca ka rezultuar pozitiv me COVID-19 kështu që nuk mund të marrë pjesë në seancë, kjo është për njoftimin tuaj dhe natyrisht për njoftim të publikut”, tha Bogujevci.

Ndërsa shtoi se, “shpresojmë që do ta kalojë shumë shpejt dhe me lehtësi”.

Konjufca ishte infektuar me COVID-19 edhe në fund të vitit 2020.

“Qytetarë të dashur, miq të çmuar, Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19. Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike”, kishte njoftuar ai përmes Facebook-ut./SHQIP.com