Sport Shqiptar

Gjysmëfinalja e Kupës: Llapi përballet me Prishtinën, Drita luan me Ramiz Sadikun

Prishtina vs Llapi

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen të enjten në kuadër të Kupës së Kosovës.

Kampioni aktual, Llapi, do to të duhet ta kaloj Prishtinën për të arritur finalen e këtij kompeticioni.

Këto dy skuadra janë takuar tri herë në Sperligën e Kosovës me Llapin që ka fituar dy herë, por skuadra nga kryeqyteti triumfoi në xhiron e fundit me rezultat 3:1.

Edhe në tabel Llapi renditet më mirë në vendin e katërt, por në pesë ndeshjet e fundit nuk ka asnjë fitore, me tre humbje dhe dy barazime.

Nga ana tjetër Prishtina që gjendet vetëm një pozitë më poshtë ka tri fitore dhe dy humbje.

Në përballjen tjetër gjysmëfinale luajnë Drita dhe Ramiz Sadiku.

Drita po kalon një stinor të mirë në Superlig dhe është  duke luftuar për titull.

Drita gjendet në vendin e dytë, mbrapa vetëm Ballkanit.

Nga ana tjetër Ramiz Sadiku gjendet në vendi e katërt në tabelën e Ligës së Parë në grupin B.

Të dyja ndeshjet zhvillohet të enjten me fillim nga ora 14:00./Shqip.com