Sport Ndërkombëtar

Gjysmëfinalet e “EURO 2020”, zhvillohen në Wembley

Stadiumi Wembley

Dy ndeshjet gjysmëfinale të “EURO 2020”, do të zhvillohen në “Wembley” të Anglisë.

Italia do të përballet me Spanjën, ndërsa Anglia me Danimarkën.

Danimarka arriti ta mposhte Çekinë, ndërkaq Anglia e deklasoi 4 me 0 Ukrainën.

Ndërsa, më 2 korrik, Italia e eliminoi Belgjikën e Spanja fitoi në penallti ndaj Zvicrës. /Shqip.com