Sport Ndërkombëtar

Gjysmëfinale interesante në Ligën e Kombeve

Holanda, Spanja, Kroacia dhe Italia janë katër kombëtaret, të cilat në qershor do të garojnë në “Final Four” të Ligës së Kombeve 2022/2023 në qershor.

Holanda është vendi i zgjedhur për të pritur “Final Four” dhe qytetet që do të presin eventin do të jenë Roterdami dhe Enschede.

Në Nyon është hedhur shorti për dy gjysmëfinalet, ku Italia do të përballet me Spanjën dhe Holanda me Kroacinë.

Dy gjysmëfinalet do të luhen më 14 dhe 15 qershor, ndërsa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të luhen më 18 qershor.

/Shqip.com