Sport Ndërkombëtar

Gjysmë dekade kontratë për yllin e ri francez

Francezi është gati të bëjë hapin e madh të karrierës.

Aurelien Tchouameni është thuajse një lojtar i Real Madridit dhe finalizimi i marrëveshjes pritet të arrihet brenda pak ditësh.

Madje, gatishmëria e klubit spanjoll për t’i dhënë atij një kontratë të gjatë nuk mungon.

Tchouameni, AS Monaco, Europa League

Pesë vite raportohet të jetë marrëveshja që reprezentuesit e tij kanë para vete në tavolinë, sipas Marca.

Çmimi i tij tashmë dihet, me AS Monacon që nuk ‘lëshon pe’ nën shifrën e 80 milionë eurove.

Shifër kjo, që duket të mos jetë problem për Florentino Perezin që është i gatshëm të futet ‘all in’ pas dështimit të transferimit të Kylian Mbappe.

Tchouameni, AS Monaco, Ligue 1

Përndryshe, 22 vjeçari është lojtari me më së shumti ndërhyrje në Ligue 1 të Francës, ku në 35 paraqitje ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime.

Mesfushori me tipare defanzive është edhe në radarin e Liverpool dhe PSG, mirëpo destinacioni i tij tashmë është “Santiago Bernabeu”. /Shqip.com