Lajme

Gjyshi i njërit nga të plagosurit në Deçan: Nuk kemi dyshime, si mund të kemi kur gjuhet një nxënës

Gjyshi i nipit të plagosur.

Musli Turkaj, gjyshi i njërit nga të plagosurit në Deçan, Fliant Turkaj, tha se nuk kanë ndonjë dyshim se kush mund ta ketë kryer vrasjen të premten ku mbetën të vrarë tre persona, përcjell Shqip.com.

Në një prononcim për media nga Spitali i Pejës, ai deklaroi se “nuk kemi si me pas ne dyshime, si mund të kemi dyshime kur gjuhet në nxënës”.

Lexo edhe:
Solidarizim me familjet e viktimave të sulmit në Deçan, motivet e të cilit mbeten të panjohura

Tutje, ai ka treguar se gjendja e nipit të tij, i cili ishte nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë, është në gjendje të mirë shëndetësore pas një operacioni të kryer.

“Ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë duke u kthyer ka ndodhur ngjarja. U shpreh ngushëllime të gjitha atyre familjeve që kanë humbur me të dashurit. Flianti ishte në operacion, sipas mjekësve operacioni është kryer me sukses, plumbin ia kanë heq që i ka mbet në këmbë, po ndihet mirë. Mjekët thanë se tash nuk ka problem. ”, tha ai.

Ai shton se ende nuk kanë mundur të diskutojnë me nipin e tij për ngjarjen pasi që ai nuk ka qenë në gjendje të flas.

Lexo edhe:
Prokuroria e Shtetit u kërkon ndihmë qytetarëve për ta gjetur dorasin

“Nuk e dinë tani veç organet i dinë këtu punë….ka qenë një vajzë skaj tij, po thonë që e ndjera….nuk kemi si me pas ne dyshime, si mund të kemi dyshime kur gjuhet në nxënës”, shtoi ai.

Ndryshe, mbrëmjen e së premtes tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan të Deçanit, në një autobus që po qarkullonte në këtë fshat.

Zëvendëskomandati i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Veton Elshani, deklaroi se nuk ka arsye për të besuar se ka ndodhur një akt terrorist por që mendon se “sulmin e ka kryer një person i vetëm”./SHQIP.com