Gjyqtarja kosovare ndan drejtësinë në gjysmëfinalen e UEFA Euro 2022
Për herë të katërt gjyqtarja e futsallit nga Kosova, Florentina Kallaba, ka ndarë e drejtësisë në kuadër të garave evropiane.
Ajo referoi në ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit Evropian 2022, në ndeshjen gjysëmfinale Portugali – Hungari.
Pas kësaj ndeshje, Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovs, Agim Ademi, ka paralajmëruar se do të krijojë një ekipin e gjyqtareve për futboll me stema.
“Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekipi tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK”, tha ai.
Kallaba për herë të parë ka qenë e ftuar për të referuar në Moldavi, por për shkak të problemeve politike nuk ka mundur të marrë pjesë.
Ftesën e dytë nga UEFA e ka marrë për të referuar në Kampionatin Evropian të femrave për vitin 2021 që është mbajtur në Karlovac të Kroacisë, ku Florentina ka referuar në ndeshjet e grupit të dytë.
Herën e tretë, ajo ka ndarë drejtësinë në ndeshjet që janë zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për vitin 2023./Shqip.com