Sport Ndërkombëtar

Gjyqtari kosovar në Ligën e Kampionëve

Gjyqtari kosovar me nënshtetësi zvicerane, Bekim Zogaj, jetë në ekipin e gjyqtarëve që do ta drejtojnë ndeshjen e sotme Juventus – Maccabi Haifa, e vlefshme për rrethin e tretë të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë zvicerani Sandro Schaerer nga Zvicra, ndërsa anësorë janë De Almedia e Zogaj, po ashtu nga Zvicra.

Në këtë ndeshje përballen dy skuadra, të cilat në dy ndeshjet e para kanë pësuar humbje dhe do të kërkojnë fitoren e parë, ndërsa është e qartë se, pavarësisht startit shumë të dobët, gjiganti italian llogaritet favorit i madh.

Ndeshja e tjetër e këtij grupi është ajo në të cilën përballen Benfica e PSG, të cilat në dy ndeshjet e para kanë shënuar nga dy fitore.

/Shqip.com