Lajme

Gjykimi ndaj Pjeter Shalës, paraqitet dëshmitari i parë

Ish-ushtari i UÇK-së, Pjetër Shala
Ish-ushtari i UÇK-së, Pjetër Shala

Dhomat e Specializuara të Hagës është paraqitur dëshmitari i parë i prokurorisë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës që akuzohet për krime lufte.

Deshmitari ka ddeklaruar se babai i tij ishte officer policie dhe se ishte pensionuar në vitin 1997.

Gjatë dëshmisë së tij, ai pretendon se Pejtër Shala i kishte thënë babait të tij “pse nuk na ke pritur te shtëpia pasi unë kam ardhur me të marrë atë ditë” gjatë mbajtjes në hekurishtë në Kukës.

Dëshmitari tha se kanë pasur marrëdhënie të mira me komunitetin në vendin ku banonin dhe kjo ka qenë arsyeja e pensionimit të dhunshëm të babait të tij.

Tutje, ai shtoi se si familje kanë qenë aktive në politik dhe se e kanë përkrahur Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Kurse në pyetjet e prokurorit, Filipo De Miniqis, se perse nuk e kishte përmendur Shalën gjatë intervistimit në nga Tribunali i Hages për krimet në ish-Jugosllavi, dëshmitari deklaroi se nuk e dinte pse, duke shtuar se mbase hetuesit nuk e kanë pyetur.

Nga prokurori De Miniqis, dëshmitari u pyet se a i kishte ndodhur diçka familjës së tij në maj të vitit 1998.

“Me 9 maj sa me kujtohet, kanë ardh dy persona të UÇK-së nga Jabllanice, kanë ardh dhe kanë fol me vllaun gjoja për dorëzimin e armëve që i kemi pas për mbrojtjen e fshatit. Vllau ju ka than se nuk është baba këtu.  Kur jam dal unë me kan thanë se armët me i dorëzua se ky është urdhër i Lahi Ibrahimajt, ju kam than se armët i kemi për mbrojtjen e fshatit”, ka deklaruar dëshmitari i prokurorisë.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

/Shqip.com