Lajme

Gjykimi ndaj “Currit” dhe të tjerëve, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

Të akuzuarit Ismet Osmani i njohur si “Curri”, Sami Nika, Ilir Bojku, Mentor Maqani dhe Adil Thaqi, janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Ismet Osmani, Sami Nika, Ilir Bojku dhe Mentor Maqani pretendohet nga ana e organit të ndjekjes se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Ndërkaq, i akuzuari Adil Thaqi ngarkohet me veprën penale “Mashtrim”, raporton “Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës së 19 nëntorit 2021, të pandehurit Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku, në periudhën e fund vitit 2013 deri në shtator 2015, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Faton Dalladaku për shkak të borxhit të marrë në qershor 2012, në shumë 350 mijë euro (nga të cilat 100 mijë euro transfer dhe 250 mijë euro në dorë), me çka i pandehuri Nika dhe i dëmtuari lidhin një kontratë mbi shitblerjen e paluajtshmërisë-shtëpisë, lokacioni qytezja Pejton-Prishtinë.

Me këtë, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Fajde”./Shqip.com