Lajme

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Thaçit dhe Veselit

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Në faqen e saj zyrtare, Gjykata Speciale ka njoftuar se ky vendim është marrë me 26 maj.

Me këtë rast, gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saj në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor.

Kurse, prokurorisë i është dhënë afat që këtë ta bëjë deri më 6 korrik.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.

Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre në Dhomat e Specializuara në Hagë, ata janë deklaruar të pafajshëm.

Kurse, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë dënuar me 4 vite e gjysmë burgim nga kjo gjykatë.

Sipas trupit gjykues, Gucati e Haradinaj qëllimshëm kishin zbuluar informacionet e mbrojtura dhe rrezikuan dëshmitarët si dhe kanë konstatuar pengesë zyrtarëve në kryerjen e detyrës zyrtare./Shqip.com

Dokument nga Gjykata Speciale