Lajme

Gjykata Speciale bën reagimin e parë: Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi ndodhen në paraburgimin e Hagës!

Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, ka bërë reagimin e parë publik pas arrestimit të dy veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi u arrestuan me urdhër të gjyqtarit të Speciales.

Gjykata Speciale bën të ditur te Bahtjari dhe Januzi janë dërguar në dhomat e paraburgimit në Hagë dhe pritet të dalin para trupit gjykues shumë shpejt.

Sipas Speciales, dy veteranët e UÇK akuzohen se kanë tentuar të pengojnë një dëshmitar nga dhënia e dëshmisë së tij në Hagë, ku vijon procesi në ngarkim të ish-komandantëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë arrestuar në Kosovë nga Prokuroria Speciale, në bazë të një urdhërarresti dhë ekstradimi të lëshuar nga një gjyqtar i procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ata janë transferuar në objektet e paraburgimit të dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të paraqiten para një qjyqtari të procedurës paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës pa vonesa të panevojshme.

Z.Bahtjari dhe z.Januzi u arrestuan për vepra kundër administrimit të drejtësisë, duke përfshirë frikësimin gjatë procedurës penale sipas nenit 387 të Kodit Penal të Kosovës dhe pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare brenda kuptimit të neneve 401 (1), (2) dhe (5) të Kodit Penal të Kosovës në kundërshtim me nenin 15(2) të Ligjit Nr.05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar. Gjyqtari i procedurës paraprake ka gjetur një dyshim të bazuar mirë se z.Bahtjari dhe z.Januzi u përpoqën të pengojnë një dëshmitar nga dhënia e dëshmisë në procedurat e Dhomës së Specializuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Aktakuza e Speciales
Ismet Bahtjarin dhe Sabit Januzin do të dalin para trupit gjykues ditën e hënën, 9 tetor, për t’u njohur me masën e arrestit. Sipas njoftimit të aktakuzës së konfirmuar, bëhet me dije se mes 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Januzi dhe Bahtjari u takuan se cili më vete me dëshmitarin 1 për ta nxitur dëshmitarin 1 që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi.

“Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari u arrestuan dje, më 5 tetor 2023, në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të fletarrestimeve, urdhrave për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar e kreu arrestimin me ndihmën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

“Më tej aktakuza deklaron se z. Januzi dhe z. Bahtjari, në bashkëkryerje me individë të tjerë, u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale me dëshmitarin 1. Sipas aktakuzës, kjo sjellje tregon se z. Januzi dhe z. Bahtjari synonin ta frikësonin dëshmitarin 1 dhe të pengonin persona zyrtarë, përfshirë prokurorë dhehetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në kryerjen e detyrave zyrtare”.

/Shqip.com