Gjykata Speciale arreston një tjetër ish-luftëtar të UÇK-së, vëllain e dy heronjve të kombit
Publikuar:
(05.12.2024 10:59:12)
![](https://shqip.com/app/uploads/2024/12/IMG_9173.jpeg)
Gjykata Speciale ka arrestuar mëngjesin e sotëm edhe vëllain e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliut, Fadil Fazliun.
Lajmin e bëri të ditur djali i tij, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
“Sot, paradite rreth orës 8:00 të mëngjesit para banesës së tij kanë arrestuar baban tim, Fadil Fazliun, luftëtarin e UÇK-së, vëllan e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu.
Me urdhër të Dhomave të Specializuara të Hagës është arrestuar dhe pritet të dërgohet për në Hagë. Ballëhapur, kokëlartë dhe gjithmonë krenar me të kaluarën tonë të lavdishme. Krenar me ty Bablok”, ka shkruar djali i tij.
/Shqip.com