Lajme

Gjykata në Prizren jep detaje pas dënimit me burgim të përjetshëm për personin që vau gruan e tij me 14 plumba

Seanca gjyqësore ndaj të dënuarit.

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me burgim të përjetshëm B.V., për shkak se ka vrarë me armë zjarri gruan e tij, A.A.-V., njofton Shqip.com.

Sipas njoftimit të Gjykatës, i dënuari, më 6 gusht, rreth orës 23:00 me dashje kishte vrarë gruan e tij, në momentin që kjo e fundit ishte duke u larguar nga shtëpia, ai e kishte goditur 14 herë me armë zjarri.

I dënuari dhe ish-gruaja e tij

“..e në momentin kur e vëren viktimën – bashkëshorten e tij A….., i afrohet asaj, e drejton pistoletën në drejtimin e saj, shtënë 15 herë në drejtimin e saj, me ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë”, thuhet ndër tjerash në njoftim të Gjykatës.

Tutje, Gjykata ka shtuar se me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Po ashtu, Gjykata nuk e ka pranuar mbrojtjen e të akuzuarit se në momentin kritik atij i është shfaqur një katror i zi sepse nga raporti mjekësor, nuk është gjetur ndonë ç’rregullim apo ndonjë sëmundje e natyrës së shkurtër.

Lexo edhe:
Dënim i përjetshëm për burrin që vrau gruan me 14 plumba në Prizren

“Gjatë marrjes së vendimit trupi gjykues ka vlerësuar rrethanat, dhe si rrethana rënduese ka marrë parasysh rrezikun e lartë shoqëror të veprës penale, mënyrën e sjelljes së të akuzuarit pas vrasjes së rëndë ku me gjakftohtësi e mbulon viktimën dhe pret ardhjen e Policisë, dhe intensitetin e rëndë të dhimbjes së familjes së dëmtuar”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./SHQIP.com