Lajme

Gjykata merr vendimin për Kobrën dhe të pandehurit

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit për Dibran Hoxhën të njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurit, për vrasjen në Prizren.

Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 03.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 03.02.2023.

Dibran Hoxha lihet në paraburgim, “për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: vrasje e rëndë nga neni 173 parag. 1 nënparag. 1.5, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1, dhe manipulimi me prova nga neni 389 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Kurse, pesë të pandehurit “A.V., B.M., J:B., K.G., dhe E.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale pjesëmarrja në rrahje nga neni 187 parag.1, lidhur me nenin 31të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit të gjykatës, Dibran Hoxha më 3 janar ka privuar nga jeta viktmën V.C, duke vë në rrezik jetën e të dëmtuarit R.Sh., të cilin e plagos dhe duke vë në rrezik edhe jetën e dëmtuarit A.B., që të tre shtetas të Republikës së Shqipërisë.në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje paraprake që kishin pas rreth pagimit të faturës në lokal, fillon përleshja në mes punëtorëve në lokalin e Dibran Hoxhës, me të dëmtuarit, ku pas kacafytjeve dhe rrëmujës së krijuar në lokal, të dëmtuarit dalin nga lokali dhe pasi hypin në veturën me targa Angleze, për tu larguar, në parkingun e lokalit paraqitet i dyshuari D.H., i cili me armë zjarri shtënë në drejtim të veturës, me ç’rast e qëllon të dëmtuarin V.C., i cili kishte qenë i ulur në ulësen e pasme të veturës dhe R.Sh., , i cili kishte qenë në ulësen e përparme, si pasojë e këtyre të shtënave me armë zjarri V.C., nderron jetë rrugës për në spital të Kukësit, derisa R.Sh., nga plagët e marra nga Kukësi dërgohet në spitalin e Tiranës.

/Shqip.com