Lajme

Gjykata liron 34 të arrestuarit në protestën e së shtunës në Tiranë

Ndërhyrja e Policisë në protestën në Tiranë.

34 të arrestuarit në protestën e së shtunës para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë, janë liruar të mërkurën nga Gjykata e Tiranës, përcjell Shqip.com.

Sipas prokurorit të çështjes, brenda selisë së PD-së pas protestës nuk ishte gjetur asnjë gjë e paligjshme, raporton Top Channel.

Kjo seancë ishte e ndarë në dy pjesë, ku në fillim është zhvilluar për mbështetësit e Sali Berishës, teksa më pas për të arrestuarit që ishin në katin e dytë të selisë.

Ndërkaq, për 29 persona, Prokuroria kërkoi masën “detyrim paraqitje” dhe për disa “arrest shtëpie”, kurse ndër të arrestuarit ka edhe persona të cilët janë nga Kosova.

Ndryshe, të shtunën, selia e PD-së është sulmuar nga mbështetësit e Sali Berishës, duke tentuar kështu thyerjen me forcë të dyerve.

Berisha kishte thirrur këtë protestë duke kërkuar kështu largim e Lulzim Bashës, nga pozita e kryetarit të PD-së.

Ndërkaq, një ditë pas protestës, kryesia e PD-së, mori vendim që Berishën dhe anëtarët tjerë të Komisionit të Rithemelimit t’i përjashtojnë përgjithmonë nga partia./SHQIP.com