Lajme

Gjykata Komerciale anuloi 36 seanca që nga vendimi i KGjK-së për reduktim të punës

Gjykata Komerciale ka anuluar 36 seanca gjyqësore, që nga marrja e vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për reduktim të punës dhe vazhdimit të saj vetëm me shëbime esenciale.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e kësaj gjykatë, Albënora Bekteshi.

Ndryshe, në mesin e seancave që janë anuluar sot është edhe shqyrtimi gjyqësor në rastin ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend.

Në mbledhjen e 299-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) ishte miratuar lista e shërbimeve esenciale derisa Qeveria ta shfuqizojë vendimin që ua përgjysmon pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Një javë më parë, Qeveria e Kosovës kishte vendim që pagat e gjyqtarëve dhe prokuroreve të ndryshohen.

Sipas kryeministrit, Albin Kurti pagat e zyrtarëve të sistemit gjyqësor do të bëhen në lartësinë e rregullimit juridik të vitit 2017, para vendimit për ndryshimin e pagave të kabinetit qeveritar.

Këshilli Gjyqësorë i Kosovës dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulojë vendimin për uljen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, raporton Betimi për Drejtësi.

Nga Këshilli janë shprehur se nëse ky vendim nuk shfuqizohet deri me datë 08 dhjetor 2022, Këshilli do të do të vendosë për masa tjera më radikale.

/Shqip.com