Gjykata japoneze vendos se ndalimi i martesave të të njëjtit seks është kushtetues
Një gjykatë në Tokio vendosi të mërkurën se ndalimi i martesave të të njëjtit seks ishte kushtetues, por tha se mungesa e mbrojtjes ligjore për familjet e të njëjtit seks shkelte të drejtat e tyre të njeriut.
Japonia është i vetmi vend i G7 që nuk lejon martesat e të njëjtit seks dhe kushtetuta e saj e përcakton martesën si të bazuar në “pëlqimin reciprok të të dy gjinive.
Partia qeverisëse e kryeministrit Fumio Kishida nuk ka bërë të ditur ende plane për të shqyrtuar çështjen apo për të propozuar legjislacion, megjithëse disa anëtarë të vjetër mbështesin martesën e të njëjtit seks.
Vendimi i së mërkurës nga gjykata e qarkut të Tokios tha se ndërsa ndalimi ishte kushtetues, mungesa e një sistemi ligjor për të mbrojtur familjet e të njëjtit seks është një shkelje e të drejtave të tyre njerëzore, raporton BBC.
Tetë paditësit e përfshirë në këtë rast thanë se ndalimi binte ndesh me të drejtat e tyre njerëzore dhe kishin kërkuar 1 milion jen (7200 dollarë) si dëmshpërblim, një kërkesë që gjykata e refuzoi.
/Shqip.com